Foto ilustruese

Pustec/ Kishte ikur nga shtëpia që më 30 dhjetor, gjendet e mbytur në liqen 80-vjeçarja

2 Janar 2023, 11:20| Përditesimi: 2 Janar 2023, 13:24

  • Share

PUSTEC- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Pustec, ku është gjetur pranë molit trupi i pajetë i një 80-vjeçarjeje.

E moshuara ishte denoncuar nga e bija në 30 dhjetor, e ndërsa pas kërkimeve u arrit gjetja e trupit. Viktima është S. Sh., 80 vjeçe, banuese në Liqenas. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

"Më datë 02.01.2023, rreth orës 10:00, në fshatin Liqenas, Pustec, pranë molit është konstatuar e mbytur në ujë, shtetasja S. Sh., 80 vjeçe, banuese në Liqenas. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Për shtetasen S. Sh., një ditë më parë, ka bërë kallëzim në Polici, vajza e saj shtetasja V. Sh., rezidente në Greqi, e cila ka deklaruar se nëna e saj ishte larguar nga banesa më datë 30.12.2022. Trupi i pajetë i 80-vjeçares, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Korçë, për ekzaminime të mëtejshme”, njodton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?