Pushuesit sfidojnë COVID-19, plazh pa distancë në Divjakë

3 Gusht 2020, 10:02| Përditesimi: 3 Gusht 2020, 10:03

  • Share

Plazhi i Divjakës këtë fundjavë ka qenë i tejmbushur me pushues që kryesisht janë te zonave përreth, pasi ky plazh në mungesë të kapaciteteve akomoduese funksionon si plazh ditor.

Pushuesit në masë nuk respektojnë distancimin fizik apo edhe përqendrimin në grupe të vogla duke i bërë sfidë të hapur covid-19 që qarkullon prej disa muajsh.

Një ekip pune i drejtorisë së shëndetit publik Lushnje të mbështetur nga policia e komisariatit Divjakë si dhe policia bashkiake kanë inspektuar pikat ku përqendrohen vizitoret siç janë stacioni i varkave, parku kombëtar dhe kulla 360 grade si dhe në lokale. Qëlllimi i inspektimeve ka qenë vëzhgimi nga afër i respektimit të protokolleve të përcaktuara nga ministria e shëndetësisë 

Edhe plazhi i Darzezës është populluar me mijëra pushues këtë fundjavë, nga qytete të ndryshme, duke e parë si një vend ideal çlodhjeje në ditët e nxehta të verës.

Pavarësisht se është plazh që frekuentohet nga mosha të ndryshme, protokollet e sigurisë ndaj masave anti-covid nuk zbatohen.

Komento

Komente

  • Edmond Ndoj: 28/08/2021 08:38

    Jam dakord per keto arsye : - Duhet te jem human, jetedashes , te respektoj jeten e atyre qe jane ne rrezik. - Eshte nje kulture e re per shqiperine. - Biles te lihen e te legalizohen regugjate , emigrante. Dhe tu jepen dokumentat e te behen dhe shtetas te shqiperise. Ashtu si perendimi. Se dhe popullsia e shqiperise eshte ne renie te larte.. flm...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?