Pushuesit rikthehen në plazh! Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot dhe rrugën e Shëngjinit

22 Gusht 2022, 12:08| Përditesimi: 22 Gusht 2022, 18:28

  • Share

Fillimi i javës ka rikthyer trafikun e rënduar në rrugët e Lezhës. Prej orëve të para mëngjesit të kësaj të hëne, superstrada Lezhë-Milot dhe rruga drejt Shëngjinit po përballen me fluks të lartë automjetesh.

Trafiku i rënduar vjen pas përmirësimit të kushteve atmosferike, duke bërë që qytetarët t'i rikthehen serish bregdetit për plazh në këto ditë gushti.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?