Kronikë

Pushuesit lënë plazhet dhe ‘pushtojnë’ rrugët, trafik i rënduar në akset rrugore të Lezhës

27 Qershor 2021, 19:43| Përditesimi: 27 Qershor 2021, 20:16

  • Share

 

Situata e trafikut nga largimi i menjëhershëm i pushuesve nga plazhet, ka shkaktuar një trafik edhe më të rënduar në disa akse rrugore të Lezhës.

Radhët kilometrike të automjeteve kanë “pushtuar” rrugën nga Shëngjini në Milot dhe rrugës që lidh plazhin e talës me superstradën e Lezhë-Milot.

Trafiku i rënduar ka nisur rreth orës 17:00 të pasdites, ndërsa për të ndihmuar në lehtësimin e tij janë vendosur efektivë të policisë rrugore në disa pika.


Lajmi kryesor:

Bregdeti shqiptar i 'pushtuar' nga pushuesit gjatë fundjavës, trafik në disa akse, në Lezhë radha e automjeteve kilometrike


J.GJ.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?