Pushuesit kthehen nga plazhi! Radhë kilometrike automjetesh në Lezhë, shoferët prej disa orësh në trafik! Akset më problematike

31 Korrik 2022, 19:01| Përditesimi: 1 Gusht 2022, 08:26

  • Share

E diela e fundit e muajit korrik është shoqëruar me trafik të rënduar në rrugët e qarkut të Lezhës. Kjo është situatë e përsëritur në çdo fundjavë gjatë sezonit veror për shkak se pushuesit shkojnë në plazh.

Ditën e sotme, situata më problematike paraqitet në aksin rrugor nga Rana e Hedhur në Shëngjin, përgjatë autostradës Balldren-Milot si dhe rrugën që lidh bregdetin e Tales me autostradën. Që prej orës 17:00 në këto segmente është krijuar radhë kilometrike automjetesh dhe shpesh herë dhe bllokim total i qarkullimit.

Policia rrugore është vendosur në disa pika për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e lëvizjes. Trafiku i rënduar është situatë e përsëritur në Lezhë dhe jo vetëm gjatë sezonit turistik veror. Mjetet pritet të kenë problematikë në qarkullim edhe gjatë muajit gusht.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?