Pushuesit shkojnë drejt plazhit! Fundjava nis me trafik të rënduar në Vlorë

15 Korrik 2022, 21:58| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 22:25

  • Share

Fillimi i fundjavës ka sjellë trafik të rënduar në rrugën Transballkanike në Vlorë. Mbrëmjen e kësaj të premteje duken radhë kilometrike të pushuesve që shkojnë nga bregdetit. Në këtë fundjavë të tretë të muajit korrik, duket se ka dyndje të pushuesve që zgjedhin ta kalojnë fundjavën duke marrë rreze dielli në plazh.

Fluksin mund ta ketë shtuar edhe Bypass i Vlorës, që u hap me datë 7 korrik dhe lehtëson trafikun për mjetet që duan të shkojnë në Dhërmi ose Himarë. Bajpasi i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë. Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë. Bajpasi redukton mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në rrjetin rrugor të bregdetit jugor të Shqipërisë.

Jemi mësuar të shohim kryesisht trafik të rënduar mbrëmjen e së shtunës dhe të dielës pasi pushuesit kthehen nga plazhi por temperaturat e larta kanë sjellë edhe trafik të rënduar të rrugës për në bregdet. 

Komento

Komente

  • Çentrale: 17/07/2022 16:01

    Po pse nuk venë në Durrës se ka çmime të mira e fekale boll

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?