Roja e plazhit dhe pushuesi i dëmtuar në det

Kronikë

Pushuesi hidhet për t’u larë në detin e Spillesë, dëmton qafën dhe mbetet pa ndjenja! Shpëtohet nga roja i plazhit

1 Gusht 2021, 17:01| Përditesimi: 1 Gusht 2021, 17:06

  • Share

Një pushues është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Spillesë nga rojet e plazhit. Pushuesi N.M. nga Kavaja është hedhur në det por ka dëmtuar qafën duke mbetur pa ndjenja. Në këtë moment ka ndërhyrë roja e plazhit, i cili shpëtoi të riun dhe pasi i ka dhënë ndihmën e parë për të shmangur dëmtimet e tjera ka lajmëruar ambulancën për trajtim të specializuar.

Lajmi është dhënë nga Federata e Vrojtuesve të Plazhit, të cilët gjatë sezonit turistik kanë shpëtuar mjaft jetë. Roja e plazhit është detyrim ligjor për çdo stacion plazhi, edhe pse në disa raste fatkeqësisht ata mungojnë.

Postimi i Federatës Shqiptare "Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpetimit ne Uje"

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?