Periferi

Pushuan ballistë, komunistë e demokratë :)

2 Shtator 2019, 10:24| Përditesimi: 2 Shtator 2019, 10:27

  • Share

 

Vera e pushimeve kaloi dhe mirë apo keq, disa ditë në plazh apo në mal i bënë të gjithë. Dikush i tregon e dikush jo, dikush i publikon në rrjetet sociale e dikush jo. Normale. Sipas shijeve, tipave dhe pozicioneve sociale treguam dhe mësuam se ku ne shqiptarët pushojmë.  Komunistë, demokratë, socialistë, sindikalistë, ballistë, me fe apo pa fe, bënë pushimet e tyre siç është e natyrshme dhe legjitime të bëjmë.

Kolegë, politikanë, opozitarë, shoqëri civile, bashkëatdhetarë i has rastësisht në traget, aeroport, mal, plazh, restorante dhe aty jemi të gjithë të barabartë: Edhe ti këtu! Fytyra të etura e të dëshiruara për pushime të mira pas një viti të ashpër, të fortë, agresiv, të tepruar me sharje e të deformuar me shpifje e inate të ekzagjeruara.

Shtatori vjen me fillimin e shkollës dhe sërish komunistë, ballistë, socialistë, demokratë e shoqëri civile shoqërojnë të vegjëlit e tyre në shkolla publike e private. Edhe këtu të gjithë njësoj. Të gjithë prindër, motra e vëllezër siç është mirë bashkë të jetojmë. Shqiptarët janë më të mirë kur shoqërojnë fëmijët në shkolla, njësoj si me pushime.

Shqiptarët në pushime janë si besimtarët në Kishën e Laçit: katolikë, ortodoksë e myslimanë janë të gjithë njësoj e të dëshiruar për gjëra të mira për vete e për familjen. Ndoshta, ndryshimi vjen kur edhe për të tjerët të mendojmë mirë, që të gjithë bashkë të bëjmë punë sa më të vlefshme e konstruktive.

a.m./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?