Pushtimi nga Rusia, njihuni me një përmbledhje të zhvillimeve kryesore të fundit nga lufta në Ukrainë

8 Prill 2022, 00:07| Përditesimi: 8 Prill 2022, 00:09

  • Share

Harta më poshtë detajon se cilat zona të Ukrainës janë nën kontrollin rus:

Jemi gjashtë javë nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Nëse sapo po na bashkoheni këtë mbrëmje, këtu janë më të fundit:

-Rusia është përjashtuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut për shkak të raporteve për "shkelje dhe abuzime të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut";

-Sekretari i shtypit i Vladimir Putin, Dmitry Peskov pranoi se Rusia kishte pësuar "humbje të konsiderueshme trupash";

-Zëdhënësi i Kremlinit pohoi gjithashtu se skenat në Bucha ishin "të rreme"; 

-Trupat e 26 personave u zbuluan nën dy ndërtesa të rrënuara në qytetin e Borodianka, tha prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova;

-Ish-oficeri i MI6, Christopher Steele tha se pushtimi rus i Ukrainës ishte një "krim masiv lufte";

-Tre trena evakuimi u bllokuan pas një sulmi ajror në një hekurudhë të kontrolluar nga Ukraina pranë stacionit Barvinkove në Ukrainën lindore, sipas raporteve, shkruan Sky News;

-Presidenti Joe Biden përshëndeti pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe e quajti atë një "votim historik" dhe një "hap kuptimplotë";

-Këshilltari i Volodymyr Zelensky akuzoi "propagandistët" në Rusi si përgjegjës për "mizoritë" në Ukrainë;

-Presidenti Zelensky tha se situata në Borodyanka të Ukrainës ishte "në mënyrë domethënëse më e tmerrshme" sesa në Bucha aty pranë;

-Kryebashkiaku i Dnipro-s u bëri thirrje grave, fëmijëve dhe të moshuarve që të largohen nga qyteti qendror-lindor sepse Rusia pritet të intensifikojë ofensivën e saj në rajonet lindore.


Lajmi kryesor:

Von der Leyen me jelek antiplumb viziton Bucha dhe Kievin, takon Zelenskyn: Anëtarësimi juaj në BE fillon sot! Zbulohet varreza masive në Makarov! 50 të vdekur në masakrën e Kramatorsk


G.B./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?