Bota

Pushtimi i Ukrainës, Japonia urdhëron sanksione të reja ndaj aseteve të Rusisë

12 Prill 2022, 05:04| Përditesimi: 12 Prill 2022, 05:05

  • Share

Masat e reja të qeverisë japoneze për të kufizuar aksesin në asetet ekonomike të qytetarëve të përzgjedhur rus, vijnë si përgjigje të pushtimit të Ukrainës të kërkuar nga Moska. 

Kjo u vendos nga ekzekutivi në Tokio në një takim ministror, ​​duke dekretuar ngrirjen e 398 subjekteve të lidhura me individë me kombësi ruse, ku përfshihen edhe vajzat e presidentit Putin dhe gruaja e ministrit të Jashtëm Sergej Lavrov. 

Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, Japonia ka mbajtur anën e vendeve të G7 në mbështetje të Kievit dhe të premten e kaluar njoftoi synimin e saj për të reduktuar gradualisht varësinë e saj nga gazi rus, duke synuar eliminimin gradual të furnizimeve me qymyr nga Moska.


Lajmi kryesor:

Lufta, Putin takohet me Lukashenkon: Bisedimet e paqes me Ukrainën, në rrugë pa krye! S'ndalojmë operacionet deri sa të kemi sukses! Zelensky: Pa ndalimin e gazit, nuk ndalen krimet


G.B./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?