Berisha ne selinë e PD-së dhe Rama

'Pushtim' dhe 'çlirim' në Selinë e PD, 'komenton' Edi Rama: 'Aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë...'

13 Dhjetor 2021, 19:59| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 22:39

  • Share

Duke bërë 'sehir' nga larg, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta komentojë me shprehje të shkrimtarëve dhe filozofëve të famshëm, përplasjen në Partinë Demokratike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Për ngjarjen e sotme në PD, Rama ka zgjedhur një thënie të Samuel Beckett.

"Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet një çikë më pak e hidhur", ka shkruar Rama.

Një ngjarje sa e rrezikshme aq edhe groteske u krijua sot në selinë e Partisë Demokratike. Sali Berisha  me mbështetësit e tij mësynë në PD dhe zhvilluan një mbledhje të strukturës që ai e quan Komisioni i Rithemelimit, të cilin e krijoi në Kuvendin e 11 dhjetorit. Ndërkohë që Lulzim Basha zhvillonte mbledhjen në një zyrë tjetër me Grupin Parlamentar të PD.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 14/12/2021 09:21

    Sa keq qe te rrahen atehere sepse tani mund te kishe qene edhe ti aty dhe do ishit nje treshe fantastike.

    Përgjigju
  • fred: 14/12/2021 09:15

    foli dhe ky qe pse jemi ne kete pike fajtori kryesor eshr ky bastard

    Përgjigju
  • Gjergj: 14/12/2021 09:15

    Paske kohè tè kèrkosh "tè marrèt" more kryeministèr. Shumè prej nesh, qè tè votuam dhe besuam dikur, nuk bèjnè dot mè dallim midis TÈ MARRÈVE HAJDUTÈ. Jini njèlloj, o bojaxhi. Si dy pika uji ngjani. Njèri komunist dhe bajraktar, zotrote gjel mbi pleh dhe rrethuar nga hajdutè. "TÈ MARRÈ" si ju, pèrpara se tè gjejnè mjekimin e duhur, duhet tè kthejnè gjènè e vjedhur.

    Përgjigju
  • Joni: 13/12/2021 23:30

    Ja doli dhe ky pyka i pykave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?