Tiranë/ Vijon atmosfera festive në sheshin Skënderbej! Pushimet drejt fundit, qytetarët gati për një vit plot sfida

2 Janar, 14:03| Përditesimi: 2 Janar, 19:19

  • Share

Në ditën e dytë të Vitit të Ri, kushtet atmosferike nuk kanë penguar aspak qytetarët e Tiranës për të dal në sheshin Skëndërbej, për t’ju gëzuar ditës së pushimeve.

Kryeqytetasit, por edhe miqtë e ardhur për festa kanë shkundur përgjumjen pas natës së ndërrimit të viteve duke iu rikthyer normalitetit. Shumë prej qytetarëve zgjodhën që kafenë e parë të 2024 ta pinë në Sheshin Skënderbej ku atmosfera e festës vijon.

Moti i pazakontë për janarin, në shesh ka rikthyer edhe fëmijët që nuk duan ta ndahen nga lodrat dhe atmosfera e festës.

Të rrallë shihen të rinjtë, për të cilat festat mbyllen në orët e vona të natës. Ndërsa për të tjerë rinis puna me urimet për një vit më të begatë të ardhurash financiare.

“Vetëm shëndet e jetë të kemi, familje të bashkuar, edhe lekët mos t’na mungojnë”, u shpreh qytetaria për Report Tv.

Cilat janë pritshmëritë për vitin 2024, dëshirat që ju keni?

“Kryesorja është shëndeti, të tjerat vijnë vetë pastaj”, u shpreh qytetarja.

Si e festuat dhe me kë festuat ju?

“Festuam shumë mirë, me njerëzit, familjen, nipërit dhe mbesat. E kaluam për mrekulli. Po insh’Allah ecën më mirë, bëhet më mirë në 2024-ën, të rriten më shumë pensionet, këto duam ne”, u shpreh një tjetër qytetare.

Në sheshin Skëndërbej qyteza e magjishme e festave do të qëndrojë për qytetarët deri në 6 janar. 3 janari rikthen në funksion institucionet publike ndërsa në 8 janar rinis edhe viti shkollor. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?