Foto ilustruese

Pushimet ditore bëhen të papërballueshme, çmimet në plazhet e Lalëzit rritje vjetore me 60%! Çmimi i një çadre, nga 500 në 800 Lekë

29 Qershor 2022, 08:34| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 10:45

  • Share

Plazhet në zonën e Gjirit të Lalëzit që prej vitesh janë shndërruar në oazin e pushuesve ditor të banorëve të kryeqytetit. Me infrastrukturë të dedikuar kryesisht për familje mesatare dhe nën këtë nivel, këtë sezon ato janë bërë të papërballueshme.

Përveç naftës çmimet e çadrave dhe shërbimeve të tjera janë rritur së paku me 60% këtë sezon.

Shpenzimet ditore për një person që udhëton nga Tirana me automjetin e tij në një nga plazhet më të lira të Shën-Pjetrit në zonën e Gjirit të Lalëzit arrijnë 3500 Lekë nga 2100 Lekë që ishin vitin e kaluar, nëse merren në konsiderate shpenzimet minimale ( karburanti, çadra, një kafe +ujë).

Për të përshkuar pak më shumë se 80 kilometra nga Tiranë në Lalëz ( vajtje+ardhje) makinë mesatare i duhen rreth 2500 Lekë karburant nga rreth 1500 Lekë një vit më parë. Shpenzimet për naftën janë rritur së paku me 66% në krahasim me vitin e kaluar.

Çmimi një çadre është rritur me 60%, në 800 Lekë në rastin më të mirë nga 500 Lekë që ishte vitin e kaluar. Gjithashtu çmimet janë rritur edhe baret dhe restorantet. Një kafe e shoqëruar me ujë kushton së paku 30% më shtrenjtë se vitin e kaluar.

Kostot e larta të plazheve popullore që frekuentohen nga shtresa mesatare e kryeqytetit, po i kthejnë ata në plazhe “luksi”. Për shkak të çmimeve të larta, frekuentimi i tyre është ulur ndjeshëm.

Administratorët e plazheve pohuan se numri i frekuentuesve në fundjavë ka rënë së paku me 50% për qind, duke i çliruar ato që kanë mundësi të përballojnë kostot, prej trafikut dhe mbipopullimit. Por, sipas tyre rritja ishte e pashmangshme prej rritjes së qirave, lëndëve të para etj.

Popullsia me të ardhura nën mesataren dhe shtresa e pensionistëve e ka të vështirë të përballojë kostot e pushimeve ditore këtë vit.

Sezoni turistik këtë vit ka nisur më shpejt se vitet e tjera për shkak të kohës së favorshme në krahasim me vitet e tjera. Pavarësisht çmimeve më të larta shtetasit e huaj që zgjedhin Shqipërinë për fundjave apo për pushime po rritet.

Sipas të dhënave të INSTAT numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë pesë mujorit të parë ishte mbi 1.6 milionë persona me rritje vjetore mbi 54%.

Heqja e masave kufizuese për udhëtimet pas pandemisë nga shumica e vendeve ka çuar në rritje të udhëtarëve. Me gjasë të këtë sezon do të konsumohen pushimet e munguara. Por për një pjesë të popullsisë me nivel të ulët ekonomik, plazhet dhe strukturat hoteliere po bëhen të pakapshme./Monitor

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anonim: 01/07/2022 07:36

    Ne krahasim me jugun nuk jane shtrenjte ketu ne Radhime shkon cadra 10 mij plus 3 mij makina pa llogaritur te tjera nga 7 mij qe ishin vitin e kaluar.Shqiperia po behet shume e shtrenjte.

    Përgjigju
  • Sarehat: 29/06/2022 14:28

    Ne gjithe Europen ne plazh ka fare pak cadra per te mos thene asnje, kurse ne Shqiperi tangerlliku ne stratosfere, cadra, shezlone, gazebo etj. Mos dilni te qani ne TV pas ca kohesh me keto mend qe keni.

    Përgjigju
  • Bojkot: 29/06/2022 14:24

    Do shkoj ne greqi ose antalja por kurr tek kto kromashet tane. Ose me mire rri me shpi

    Përgjigju
  • serjan: 29/06/2022 10:58

    Biznesman te ndyre qe kurre nuk do bejne hajer.... Cadrat jane rritur se eshte rritur "karburanti".... Eshte shume me lire te pushosh nje jave ne Antale se sa ne Shqileri prandaj bojkutoni keta biznesmene te ndyre...

    Përgjigju
  • A. N.: 29/06/2022 10:50

    Nje panin ne dyqa nga 10lek e rrumbullakosen ne 15lek duke e rritur me 50%.

    Përgjigju
  • Supaxhiu shqipfoles: 29/06/2022 10:12

    Ne cdo plazh ne Shqiperi duhet te paguash 30 euro per cader. Ndaj mos i beni pushimet ne Shqiperi. Po doni cmime te lira, dhe trajtim super miqesor, ikni te Greqia e bukur dhe e dashur. Nese deklaroheni si vorioepirot do u japin edhe nje tas me sup falas. καθάρματα

    Përgjigju
  • adela: 29/06/2022 09:16

    lenda e pare? kush rera? po le 1200 lek cadra keto ja fusin kot. kan gjet preteks "jan rrit cmimet" aty mes zhulit. ik aman ato lek i djeg e shqipatrit sja jap... PLUUUUUUUS "NUK LEJOHEN TERMUSAT, UJI, BUKA, FEMIJA ME VETE" ckan ca budalliqe. ik o vlla do mar cte dua dhe frigoriferin me vete. te lejojn ne greqi e ste lejojn ketu. me mire ik jasht se thash ATO LEK I DJEG E SHQIPTARIT SJA JAP

    Përgjigju
    • Beni: 29/06/2022 10:30

      Mire mo mire te drejt ke ti,po kryesorja eshte nafta,mos ja jep shqiptarit po deshe

    • Nino: 29/06/2022 09:26

      Nuk e kane te gjate jo. Edhe 2 a 3 vjet e te shofin qe gjithe vendasit te shkojne ne greqi e turqi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?