Pushime me qenin? Çfarë duhet të dini patjetër që të mos iu kthehet në një eksperiencë të keqe

13 Gusht 2022, 18:27| Përditesimi: 13 Gusht 2022, 18:31

  • Share

Nëse dëshironi të kaloni momente të bukura në det me qenin tuaj, duhet të keni parasysh se shoku juaj i vogël ka nevojë për vëmendjen tuaj, prandaj përgatituni siç duhet.

Pikë së pari nuk duhet të harrojmë se qeni nxehet shumë më tepër se ne dhe duhet të shkojmë në plazh kur dielli nuk është shumë i fortë. Gjithashtu duhet të keni parasysh se ai lodhet më shumë kur ecën ose vrapon në rërë.

1660408171_220808141143dogsea2768x432.jpg

Nëse jeni ulur në plazh kujdesuni gjithmonë që ai të jetë në hije dhe të ketë ujë të freskët në dispozicion. Kontrolloni temperaturën e rërës dhe shikoni putrat e qenit për ndonjë djegie.

Sigurohuni që ai të mos hajë alga deti, rërë apo peshk të ngordhur, pasi kjo mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e tij. Në intervale të rregullta, kujdesuni për nevojat e tij personale, për të cilën duhet ta çoni në një vend të përshtatshëm. Nga natyra, qentë nuk urinojnë në ujë.

Nëse shikoni që qeni nuk do të notojë, atëherë mos e sforconi apo mos e detyroni. Sepse kështu do të ketë një përvojë te keqe me detit, sidomos nëse është hera e parë. Sepse ai mund të lodhet shumë lehtë, madje ka rrezik të mbytet.

Pas kthimit nga deti, shpëlajemi shumë mirë qenin me ujë të freskët, në mënyrë që të shmangni ndonjë sëmundje të lëkurës apo acarim tjetër.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?