Kronikë

Pushuesit kthehen nga bregdeti jugut, fluks makinash në aksin Radhimë-Vlorë (VIDEOLAJM)

4 Korrik 2021, 20:51| Përditesimi: 4 Korrik 2021, 21:26

  • Share

Qytetarët janë përballur edhe ditën e sotme me radhë të gjata kilometrike në aksin Radhimë-Vlorë. Që prej nisjes së sezonit turistik dhe temeraturave të larta që është përfshirë vendi ynë, qytetarët zgjedhin të kalojnë fundjavën në brigjet e bregdetit shqiptar. Mbyllja e fundjavës i përball qytetarët me tarfik të rënduar pothujase në të gjitha akset që të lidhin me kryeqytetin.

Kjo problematikë pritet të përfundojë me 15 korrik, pasi është paralajmëruar hapja e Bypass-it të Vlorës përkohësisht me qëllim lehtësimin e tarfikut në sezonin turistik.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?