Bibliotekë

Punonjësit harruan të mbyllnin bibliotekën, qindra persona shkojnë, lexojnë dhe dalin pa vjedhur asgjë

4 Dhjetor 2023, 15:22| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 15:36

  • Share

Diçka jo e zakontë ndodhi në fillim të nëntorit në një bibliotekë të Suedisë në Goteborg. Mësohet se punonjësit një ditë harruan të mbyllnin bibliotekën dhe ajo çfarë solli habi ishte fakti se në ndërtesë hynë më shumë se 450 persona, lexuan dhe më pas dolën pa u prekur asgjë tjetër.

Pavarësisht se nuk kishte staf në bibliotekë, 250 libra u morën përmes sistemit elektronik të vetëshërbimit.

“Në bibliotekë, përkohësisht pa staf, vizitorët silleshin si zakonisht, duke lexuar gazeta, duke zgjedhur libra dhe duke punuar në kompjuter. Gjatë ditës u morën rreth 250 libra, të gjitha përmes sistemit elektronik të vetë-shërbimit. Asgjë nuk u vodh, as u shkatërrua apo u thye” , shkruan ambasada suedeze në Zagreb.

Bibliotekarja Ann Karin Elf po kalonte pranë bibliotekës dhe vuri re se diçka po ndodhte në ndërtesë në pushtimi. Ajo dhe eprorët e saj u shpjeguan njerëzve se biblioteka ishte e mbyllur dhe vizitorët u larguan të qetë nga ndërtesa pa shkaktuar asnjë problem.

“Është absolutisht fantastike që qytetarët e Goteborgut hynë në një bibliotekë të zbrazët dhe e trajtuan atë me dashuri”, tha bibliotekarja për radion suedeze P4.

Biblioteka në Goteborg të Suedisë

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?