Foto ilustruese

U kapën duke transportuar 9 shtetas sirianë, SHÇBA arreston punonjësin e policisë dhe inspektorin e Kukësit

10 Dhjetor 2021, 19:47| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 21:25

  • Share

FIER-  Tundimit për të nxjerrë të ardhura nga emigrantët e paligjshëm, duket se nuk i kanë shpëtuar edhe efektivë të policisë. Bëhet fjalë për Y. L. inspektor në Policinë e Kukësit. Bashkë me të, në pranga ka rënë edhe I. Ç. 

Këta dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit, teksa në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë kapur në flagrancë duke transportuar 9 të huaj, sirianë, ndërsa drejtonin dy automjete në aksin rrugor Fratar-Fier.

"Më datë 10.12.2021, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Fier arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë me detyrë në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, Inspektor Y. L. dhe shtetasin I. Ç., të dyshuar për kryerjen e veprave penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Dhënie ndihme për kalim të kufirit kundrejt përfitimit të paligjshëm, në bashkëpunim. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar 9 shtetas të huaj sirianë, ndërsa drejtonin dy automjete në aksin rrugor Fratar-Fier. 

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 298/2 e 25 të Kodit Penal. SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.", thuhet në njoftim. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?