Punoi si kamerier në restorant, deputeti demokrat jep mesazhin: Nuk është turp të punosh, por të vjedhësh e të jesh i korruptuar

4 Tetor 2023, 14:19| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 14:33

  • Share

Një video e deputetit demokrat Dash Sula ka tërhequr vëmendje teksa shërbente si kamerier në restorantin e vajzës së tij. I ftuar në Report Tv, Dash Sula dha një mesazh për të gjithë duke thënë se puna nuk është turp, por turp është të jesh i korruptuar dhe të gënjesh.

Sula tha se bashkëshorti i vajzës së ti, që është i huaj, ka zgjedhur të investojë në Shqipëri dhe kështu deputeti bashkë me familjen e tij thotë se do ta mbështesin këtë biznes për të kontribuar në zonën e Peqinit.

“Dua të jem i sinqertë. Jetën time se kam futur gishtin të lyej, privilegje kam pasur sigurisht, për një kredi etj. Nuk është trup të punosh turp është të vjedhësh, të jesh i korruptuar, të gënjesh, të mashtrosh qytetarët apo votuesit tuaj. Unë nuk e kam turp të punoj, biznesi është i dhëndrit të vajzës sime, dhe kanë investuar dhe unë kam insistuar që të mos investojnë në Shqipëri dhe e kam bërë duke ditur rrethanat në këtë vend, por bashkëshorti i saj ka vendosur të investojë këtu. Unë sa të kem fuqi, me bashkëshorten dhe familjen do ta mbështesim këtë biznes për të kontribuar në zonën e Peqinit”, tha Sula për Report Tv.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ju te gjith: 04/10/2023 16:35

    Keni vjedh e bere korupsion e tani punoni ne bisnesin tuaj e sdoni tu vjedh njeri tjeter

    Përgjigju
  • eli: 04/10/2023 15:35

    Po te vjedhesh e te besh lokal eshte turp,ndersa te punosh normal qe ke te drejte nuk eshte turp.

    Përgjigju
  • Qytetar: 04/10/2023 14:54

    Turp eshte edhe te hysh i armatosur ne dhomen e arbitrave dhe t,i kercenosh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?