Punimet te Unaza e Re/ ARRSH nxjerr planin e ri: Si do devijohet trafiku nga 11 marsi

9 Mars 2021, 18:02| Përditesimi: 9 Mars 2021, 20:15

  • Share

Autoritet Rrugor Shqiptar ka bërë me dije planin e menaxhimit të trafikut për shkak të punimeve që po kryhen për Lotin 2 dhe 3 tek Unaza e Re, konkretisht në segmentin Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja.

ARRSH njofton se duke filluar nga 11 marsi pas orës 20:00, do të vihet në zbatim plani i ri i menaxhimit të trafikut për Lotin 2 dhe Lotin 3 të unazës së re “Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” pranë zonës së Ozonit (Astir).

Do të ketë një devijim të rrugës ‘’Teodor Keko’’ për të vazhduar rrethrrotullimin e ri tek zona e ‘’Ozonit’’, që zëvendëson kryqëzimin me semafor.

Nga ana tjetër ”Bulevardi Migjeni” nuk do të ketë kalim në rrugën kryesore ”Teodor Keko”, dhe do të bllokohet.

Aksesi në rrugën kryesore do të jetë i mundshëm nëpërmjet rrugës ”Engjell Mashi”. Më pas, trafiku i automjeteve që vjen nga rrethrrotullimi Shqiponja kalon me tre korsu nga 3 metra, fillimisht tek Ura e Lanës e më pas tek rruga ”Teodor Keko”.

Njoftimi i ARRSH:

Plani i Menaxhimit të Trafikut – Rehabilitimi i Segmentit Rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja Loti 2

Duke filluar që nga data 11 Mars 2021 pas orës 20:00, do të vihet në zbatim plani i ri i menaxhimit të trafikut për Lotin 2 dhe Lotin 3 të unazës së re “Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” pranë zonës së Ozonit (Astir).

Pasi kalohet rruga “Aleksandi i Madh”, bëhet një devijim i rrugës “Teodor Keko” për të vazhduar në rrethrrotullimin e ri të përkohshëm tek zona e “Ozonit”, i cili do të zëvendësoje kryqëzimin ekzisues me semafor.

“Bulevardi Migjeni” nuk do të ketë kalim në rrugën “Teodor Keko” dhe do të bllokohet në rreth rotullimin ekzistues në kryqëzimin me rrugën “Tom Plezha”. Aksesimi për në rrugën “Teodor Keko” do të jetë i mundshëm nëpërmjet rrugës “Engjell Mashi”.

Trafiku i automjeteve, i cili vjen nga rrethrrotullimi Shqiponja do të kalojë me tre korsi nga 3.0m, fillimisht në urën e Lanës për të vazhduar përgjatë rrugës “Teodor Keko”.

Automjetet mund të marrin daljen në të djathtë në rrugën “Mikel Maruli”, në të cilën do vendosen barriera betoni.

Rruga “Aleksandri i Madh” do të vazhdojë të jete i hapur për daljen nga Teodor Keko dhe aksesimin e saj.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Redi: 09/03/2021 19:27

    Rama po punon fort ne disa drejtime ne infrastrukture. Ne bregun e jugut po vazhdon investimet duke kulmuar me aeroportin. Qe tua beje gati oligarkeve, pra vetes, bregdetin e jugut qe e ka dhene ne menyre kriminale per turizem privat. Ketej nga Tirana po ben gati rruget per te zaptuar pasurite publike per pallate. Ne Durres, gropa e madhu ku do lajne parate e droges. I duhet me patjeter edhe nje mandat dhe e mbyll 10 miliardeshin!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?