Punimet përgjatë lumit Gjanica në Fier, Rama: Dikur ishte bllokuar nga pisllëku i ndërtimeve pa leje, sot është vlerë e shtuar (VIDEO)

19 Shkurt 2021, 16:27| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 17:20

  • Share

Kryeministri Rama ka inspektuar punimet që vijojnë në fazën e dytë të projektit përgjatë lumit Gjanica në Fier.

Ai thotë se kjo zonë, dikur ishte bllokuar nga pisllëku i mbledhur në vite nga ndërtimet pa leje.

Kreu i qeverisë u shpreh se në atë kohë, Gjanica ishte shkak i përmbytjeve të vazhdueshme në qytet ndërsa sot është një vlerë e shtuar.

Më herët gjatë ditës, Rama ka qenë në një prej poliklinikave shëndetësore të Fierit ku ka nisur dhe procesi i vaksinimit anti COVID. Ai u shpreh se brenda marsit do të kemi 40 mijë doza.

"Vijon puna në fazën e dytë të projektit përgjatë lumit Gjanica, dikur i bllokuar nga pisllëku i mbledhur në vite mes dy varganëve të ndërtimeve pa leje, shkak përmbytjesh të vazhdueshme në qytet, ndërsa sot një vlerë që i shtohet qytetit" - tha Rama.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • I drejtë ,jo i mirë: 19/02/2021 21:38

    Nxirre në dritë dhe Lanën nga Pallati me shigjeta e deri në Grykë derdhje,bëje me Pista Biçikletash gjatë gjithë Skarpatit në itinerarin e vet..,dhe mos ki mëshirë aty ku "Prishja e e Kullave e kasolleve abuzive e të shëmtuara të makutërissë,i shërben Komunitetit të ndershëm që është shumica!

    Përgjigju
  • Turi: 19/02/2021 16:54

    Bravo rama ,,e ke bere fierin lule,,keshtu duhet te besh dhe tiranen,,ks shume objekte te paligjshme ne tirane qe duhen shembur....//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?