Punimet për Urën e Re mbi lumin Drin, bllokohet për një javë aksi Kukës-Morinë! Si devijohet lëvizja e mjeteve

8 Prill, 14:37| Përditesimi: 8 Prill, 15:09

  • Share

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit është bllokuar sot në orën 14:00. Rruga do vijojë të jetë e bllokuar për një javë bëri të ditur kompania koncesionare që po kryen punimet në Urën e Re mbi lumin Drin.

Devijimi i mjeteve bëhet te Ura Drinit të Zi – Rruga hyrëse në qytetin e Kukësit dalja për Kosovë në nyjën e Shtiqenit.

Ndërsa për lëvizjen nga Morina drejt Milot, devijimi i lëvizjes bëhet nga mbikalimi i Gostilit deri tek aeroportit dhe dalja në urën e Drinit të Zi.

Ura e re mbi Drin pritet të jetë funksionale në sezonin e ri turistik dhe përmbyll përfundimisht piken nevralgjike të Rrugës së Kombit, e cila krijonte trafik të vazhdueshëm.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?