Predhat e gjetura

Punimet për Unazën e Madhe në Tiranë, gjenden 23 predha luftarake gjatë gërmimeve

19 Korrik 2022, 14:08| Përditesimi: 19 Korrik 2022, 14:57

  • Share

TIRANË- Gjatë punimeve për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë janë gjetur 23 predha luftarake.

ARRSH njofton se mjetet luftarake u gjetë në Lotin 5️ të Unazës Verilindore, ndërsa është njoftuar Ministria e Mbrojtjes për largimin e tyre.

‘Sot në Lotin 5️ të Unazës Verilindore gjatë punës së gërmimeve u zbuluan disa mjete luftarake, mënjëherë u lajmërua Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren dhe për të lejuar vijimin e punës.’- njofton ARRSH.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?