Kronikë

Punimet për ujësjellësin e ri të Rrogozhinës drejt përfundimit, Balluku: Do furnizohen 13 mijë banorë, pushteti lokal të mbledhë pagesat për ujin

28 Korrik 2021, 19:39| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 19:54

  • Share

Punimet për ujësjellësin e ri të Rrogozhinës, janë drejt përfundimit dhe do të garantojnë furnizmin me ujë të pijshëm për 13 mijë banorë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku inspektoi punimet dhe tha se po investohet në rrjetin e shpërndarjes, ndërkohë që kërkoi nga pushteti lokal që të mblidhen të ardhurat nga banorë.   Balluku tha se investohet në sektorin e ujit, por nuk kemi mirëkuptim nga qytetarët për të paguar ujin.

'Po investojmë në rrjetin e shpërndarjes dhe është detyrë e pushtetit lokal, për t'ju ndihmuar nuk mund të vazhdojmë që të investohet dhe mos të paguhet shërbimi ujit. Uji është nje e drejtë bazike, ndaj dhe të gjitha depot dizenjohen sipas të gjitha parametrave. Është detyrë e pushtetin lokal që të mblidhen të ardhurat.'- tha Balluku.

Eksperti që shoqëronte ministren Balluku, tha se të ardhurat tashmë më shtrirjen e rrjetit të ri pritet që të 5-fishohen.

'Rrjeti i shpërndarjes konsiderohet i përfunduar, por drejtori i ujësjellësit do përballen me një sfidë të re, pasi do të vendos matësat e rinj dhe duhet një mirëkuptim nga banorët pasi procesi i transferimit nga një rrjet në një tjetër ka procedurat e veta. Reagimi është i mirë. Është një gjë e mirë edhe për ne pasi pritet të 5-fshihen edhe të ardhurat.'- tha ai.

Balluku: Kjo është një pjesë sensitive dhe e kemi me merak, investohet shumë në sektorin e ujit, por nuk kemi një mirëkuptim të qytetarëve për sa i përket pagesave të ujit. Nëse duam që qendrat urbane dhe rurale të furnizohen 24 orë me ujë në ditë duhet të bëhet një reformë si në energji, e domosdoshme që të gjithë të kontribuojmë në këtë proces, përndryshe nuk do të kemi një sukses, nuk do kemi mundësi tu ofrojmë një shërbim cilësor qytetarëve.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?