Projekti i Teatrit Kombëtar

Punimet për Teatrin e ri Kombëtar, Rama ndan fotot nga projekti: Gur i çmuar që i shtohet gjerdanit të veprave moderne të Shqipërisë

22 Dhjetor 2022, 10:03| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 10:10

  • Share

TIRANË- Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar kanë nisur, ndërsa kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme fotot nga projekti. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Rama shkruan se teatri i ri është një gur i çmuar në gjerdanin e veprave moderne që i shtohet vendit tonë.

“Mirëmëngjesi dhe me të ardhmen që nisi të ndërtohet për teatrin e ri kombëtar, si një tjetër gur i çmuar në gjerdanin e veprave moderne të Shqipërisë që duam për fëmijët tanë, ju uroj një ditë mbarë”, shkruan Rama.

Punimet për teatrin nisën një ditë më parë, ndërsa do të quhet ‘Zemra e Tiranës’. Projekti i Teatrit është ideuar nga arkitekti danez Bjarke Ingels, një vepër arkitektonike e shekullit XXI, që do të mirëpres artëdashësit nga marsi i vitit 2025. Ndërtesa e re do të ketë formën e një Fjongo që ndan qartazi 3 hapësirat apo zonat funksionale të një teatri: Front of House, apo zona ku ndërveprojnë vizitorët me të gjithë hapësirat e nevojshme si holli, foyer, black box; Back of House, zona e përshtatur për ambientet administrative, teknike, dhe hapësirat e nevojshme për aktorët dhe qendra apo lidhja e te dyjave me sallën kryesore të teatrit; Salla Kryesore në Qendër. Për shkak të formës së objektit krijohen 4 hapësira kryesore performimi me 1,514 ulëse. Puna për teatrin e ri ka nisur pasi u shpall kompania fituese Agi Cons dhe Re-Is. Tenderi kushtoi 1 miliard e  840 milionë lekë. 

Me nisjen e punës për hapjen e themeleve të Teatrit të ri Kombëtar, u vendos në mënyrë simbolike guri i të themelit për këtë vepër arkitektonike mbresëlënëse të Tiranës së shekullit XXI. Teatri i Ri, do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Europë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • titi: 22/12/2022 11:50

    fantastike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?