Punimet për pediatrinë në Tiranë

Punimet për Pediatrinë e Tiranës drejt fundit të fazës së dytë, Rama: Shumë shpejt shërbim më cilësor për pacientët e vegjël

19 Dhjetor 2023, 11:04| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 11:08

  • Share

Punimet për Pediatrinë e Tiranës janë në përfundimin e fazës së dytë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet në rrjetin e tij social ku shkruan se vijon puna për modernizimin e infrastrukturës spitalore edhe në godina të tjera të QSUT.

“Vijon puna në kantierin e Pediatrisë së Tiranës për përfundimin e fazës së dytë të punimeve, për të ofruar shumë shpejt kushte shumë më të mira, dhe shërbim shëndetësor shumë më cilësor për të gjithë pacientët e vegjël.

Vijojmë punën pa u ndalur për modernizimin e infrastrukturës spitalore edhe në godina të tjera të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", në mënyrë që çdo qytetar të marrë shërbim mjekësor cilësor, me kushte optimale dhe standarde bashkëkohore”- shkruan Rama.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?