Punimet për linjën hekurudhore, sot në orën 22:00 bllokohet qarkullimi automjeteve në Rrashbull! Mjetet do duhet të përdorin aksin Tiranë-Durrës

22 Shkurt, 16:04| Përditesimi: 22 Shkurt, 16:11

  • Share

DURRËS- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar bllokimin e rrugës së vjetër të Durrësit në kuadër të punimeve që po kryhen për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë.

Në njoftim bëhet me dije se segmenti rrugor pranë Rrashbullit do të jetë i bllokuar nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme deri në 05:00 të mëngjesit të nesërm (22 shkurt).

Qarkullimi i mjeteve do të jetë i mundur vetëm nëpërmjet rrugës kryesore Tiranë-Durrës.

“Në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet bllokim i Trafikut Rrugor në km 4+762, segmenti ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën në Rashbull.

Mjetet do të orientohen të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës.

Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve gjatë ditës, bllokimi do të fillojë sot natën në orën 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje”- thuhet në njoftim.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?