Foto ilustruese

Sociale

Punimet në Unazën Lindore, sot devijohet trafiku nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës, rrugët ku do të kalohet

13 Nëntor 2021, 09:47| Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 10:14

  • Share

TIRANË- Nga dita e sotme, për shkak të vijimit të punimeve në Unazën Lindore, do të ketë një devijim të trafikut nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ky bllokim do të zgjasë për 14 ditë. Për pasojë, trafiku që vjen nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti".

Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut.

ARRSH bën me dije se janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.

Skema e devijimit të trafikut

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?