Punimet në spitalin e Fierit, ngrihen konstruksionet metalike

3 Shkurt 2021, 14:00| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 14:33

  • Share

Për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit puna vijon me ritme të shpejta ku ka nisur ngritja e konstruksioneve metalike, që përbëjnë bazën kryesore  të ngritjes së objektit të spitalit. Në kantierin e ndërtimit po punohet me tre turne nga specialistët tuk dhe ata shqiptar.

Gjithashtu  mjetet e rënda kanë nisur punën në një tjetër parcelë duke punuar me shtrimin e saj. Qeveria turke ka premtuar se ky spital do të ngrihet brenda 3 muajve dhe është një investim prej 60-70 milionë eurosh nga Turqia.


Lajmi kryesor:

'Do të jetë gati për 3 muaj'! Pamjet e transformimit vetëm për 21 ditë për ndërtimin e Spitalit të Fierit, vendosen konstruksionet metalike


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?