Punimet në rrjet, të premten disa zona në Tiranë pa energji elektrike

20 Gusht 2020, 16:54| Përditesimi: 20 Gusht 2020, 16:56

  • Share

Nesër, me 21 gusht, disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjet.

Më konkretisht do të kryhen remonte në një nga fiderat e NST Valias dhe NST Mëzez. Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 dhe 09:00-14:00.

Pa energji do të mbeten këto zona, pjesërisht: Qerekë, Tapizë, Laknas, Bregu i Lumit, Domje.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?