Punimet në Unazën e Madhe

Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe/ Rama: Një nga vepra që opozita e quajti ‘pun e kryme’ dhe e inauguruan me daulle!

14 Gusht 2020, 15:35| Përditesimi: 14 Gusht 2020, 16:33

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të sulmojë opozitën me punimet që po kryen në Unazën e Madhe.

Kreu i qeverisë shkruan se ky projekt, ishte një nga ato punët që qeveria e asaj kohe, sot në opozitë, e cilësoi si të përfunduar dhe e inauguruan, por sipas tij nuk bënë gjë tjetër veçe thelluan borxhin ndaj kompanive.

“Unaza e Madhe e Tiranës ishte një nga ato veprat e infrastrukturës që u numëruan si "pun e kryme" pasi u inauguruan me daulle - por pa kokërr leku për investimin e për shpronësimet - dhe krijuan borxhin e radhës ndaj kompanive të përfshira!
Sot kantieri i saj është prej kohësh në punë në pjesën veri-lindore dhe brenda shtatorit, segmenti nga Materniteti i Ri deri në rrethrrotullimin e Shkozës, do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar ndjeshëm trafikun në atë zonë të kryeqytetit.

Ndërkohë vijon puna në lotet e tjera për të bërë të mundur që kjo vepër e rëndësishme të jetë, në një kohë sa më të shpejtë, në dispozicion të kryeqytetasve e të udhëtarëve të shumtë që përdorin çdo ditë infrastrukturën rrugore të Tiranës”, shkruan Rama.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Numër1: 15/08/2020 01:30

    Ec përpara ,të uroj jetë t'gjatë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?