Foto ilustruese

Kronikë

Punime në rrjet, këto zona në Tiranë nesër pa drita për 7 orë

31 Maj 2021, 15:55| Përditesimi: 31 Maj 2021, 15:56

  • Share

Disa zona në Tiranë do të kenë mungesë të energjisë elektrike për 7 orë, si pasojë e punimeve që po kryhen në rrjet.

Me një njoftim për mediat, OSHEE bën me dije se dije se ditën e nesërme, në intervalin kohor 09:00-16:00 do të punohet në disa kabina të NST Farkë.

Për pasojë do të mbeten pa energji elektrike pjesërisht zona afër TEG, rruga e Vilave  dhe zona e Farkës së vogël.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?