Foto ilustruese

Kronikë

Punime në rrjet, këto zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike për 2 orë ditën e nesërme

6 Prill 2021, 18:09| Përditesimi: 6 Prill 2021, 18:11

  • Share

Disa zona në Tiranë nuk do të kenë energji elektrike për dy orë ditën e nesërme, si pasojë e punimeve në rrjet.

Nëpërmjet një postimi, OSHHE bën me dije se stakimi i energjisë vjen për shkak të punimeve në NST Tirana 1, ndërsa rryma do të shkëputet në intervalin kohor 15:00-17:00.

Zonat që do të mbesin pa energji elektrike për dy orë ditën e nesërme janë: "Don Bosko",  zona rreth Pallatit të Sportit " Asllan Rusi", "Pandi Dardha",  "Mati Logoreci", "Vangjel Noti", " Ndre Mjeda", "Kongresi i Lushnjes", "Rruga e Durrësit", "Muhamet Gjollesha", "Artan Lenja", " Bab Rexha", Pallatet Hawai, Pallatet Karavani

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?