Punime në Bypass-in e Fierit, ARRSH: Nesër bllokohet për 4 orë, trafiku devijohet në rrugën e vjetër Fier-Vlorë

25 Prill 2023, 14:56| Përditesimi: 25 Prill 2023, 14:58

  • Share

FIER- Ditën e nesërme do të bllokohet Bypass-i i Fierit, për shkak të punimeve që po kryhen për rehabilitimin e mbikalimit në kilometrin 18. Bllokimi do të nisë në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë për rreth 4 orë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se devijimi i trafikut do të bëhet nga rruga e vjetër Fier-Vlorë.

ARRSH thotë se në bashkëpunim me Policinë e Qarkullimit Rrugor janë marrë të gjitha masat për devijimin e trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.

Harta si do devijohet trafiku

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?