Foto ilustruese

Punëtori u aksidentua gjatë orarit të punës dhe mbeti i plagosur, arrestohet drejtuesi teknik i firmës së hidrokarbureve në Elbasan

5 Dhjetor 2023, 13:31| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 13:34

  • Share

Drejtuesi teknik i firmës së hidrokarbureve ku u aksidentua mbrëmjen e djeshme punëtori 45 vjeçar F.M, është arrestuar nga policia e Elbasanit ditën e sotme.

Mësohet se në pranga ka rënë F.P, me detyrë drejtues teknik në firmën e hidrokarbureve në të cilën ishte punësuar shtetasi F. M, i cili mbeti i plagosur pas rrëzimit nga një strukturë metalike.

Aktualisht 45 vjeçari është ende nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?