Foto ilustruese

Punëtori bie nga lartësia në pallatin në ndërtim në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

19 Janar 2021, 14:54| Përditesimi: 19 Janar 2021, 15:00

  • Share

Një punëtor ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim te kompleksi “Kodra e Diellit” në Tiranë, në orën 13:40.

Sipas policisë ka rënë punëtori 59-vjeçar me iniciale F. Ç., i cili është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

"Më datë 19.01.2021, rreth orës 13:40, tek kompleksi “Kodra e Diellit”, në një pallat në ndërtim, duke punuar ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi F. Ç.,  59 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. •Më datë 19.01.2021, rreth orës 13:30, në rrugën dytësore në Vorë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues K. K, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme në njerëz. Grupi hetimor vijon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve", thotë policia.

Komento

Komente

  • Mallakastrioti: 19/01/2021 15:44

    Burre shteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?