Punësime partiake, në pranga kreu i komunës së Ulqinit dhe 4 të tjerë (VIDEO)

18 Janar 2021, 10:06| Përditesimi: 18 Janar 2021, 17:06

  • Share

Pesë persona, përfshirë Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Ljoro Nrekiç, janë vënë në pranga në Mal të Zi me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin. Bëhet me dije se kryekomunari i Ulqinit po hetohet për punësime partiake.

Janë arrestuar gjithashtu Sead Osmanoviç, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal (OO) të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Kryetari i Komunës Ulqin, Ljoro Ndrekiç

Ora 11:41
Abazoviç reagon pas arrestimit të kryetarit të Ulqinit: Qeveria është e vendosur t’u japë fund të gjitha abuzimeve

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas arrestimit të kryetarit shqiptar të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq.

Abazoviç ka kërkuar që gjykatat të lihen të vendosin vetë, ndërsa ka shtuar se Qeveria është e vendosur t’u japë fund abuzimeve.

“Lejoni që gjykata të vendos se si ata fituan në zgjedhje. Është e qartë për qytetarët. Qeveria është e vendosur t’u japë fund të gjitha abuzimeve”, shkroi Abazoviq në Twitter.

Sipas medias malazeze Vijesti, Nerkiç u arrestua pasi dyshohet për punësime partiake.

Bashkë me Nekriqin, janë arrestua edhe Sead Osmanoviç, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin, Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Arrestimet janë bërë me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Komunën e Ulqinit.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • AndonLars: 18/01/2021 19:36

    Ky nuk është "Peshku i Madh" i Malit të Zi! Mendoj se ai është viktimë e politikës së padrejtë. Ky është një gozhdë më shumë në ndërtimin në zhvillim e sipër për "Shqipërinë e madhe" mendoj.

    Përgjigju
  • Ali: 18/01/2021 18:11

    Si puna keti ka me shumic ne shqipnin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?