'Punësim i sigurt dhe tarifë zero', Xhaçka: 675 maturantë janë regjistruar për në Akademinë e Forcave të Armatosura

9 Gusht 2020, 18:18| Përditesimi: 9 Gusht 2020, 18:19

  • Share

Nesër përfundon afati i regjistrimeve për në Akademinë e Forcave të Armatosura, ndërsa deri tani janë regjistruar 675 maturantë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shprehet se regjistrimi është i hapur edhe për maturantët e viteve të shkuara.

Akademia e Forcave të Armatosura  në tetor hap për herë të parë programin bachelor dhe studentët do të kenë pagesë mujore ndihmëse për të gjithë periudhën e studimit, akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi dhe tarifë studimi 0 lekë në vit.

Postimi i plotë:

675 maturantë, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm këtë vit, kanë zgjedhur të studiojnë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, që në tetor hap për herë të parë programin bachelor!

Por aplikimi vazhdon të jetë i hapur për maturantët e viteve të shkuara. Më 10 gusht përfundon afati për këtë kategori aplikantësh, të cilët deri nesër duhet të plotësojnë formularin pranë gjimnazit ku janë diplomuar, duke zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura si një ndër preferencat e tyre.

Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi e jashtëzakonshme.

Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit

Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi

Tarifë studimi 0 lekë në vit

Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve

Duke zgjedhur studimet në Shkencat Ushtarake, keni zgjedhur një karrierë sa të pasur, aq edhe të sigurt!

Bëhuni elita e së ardhmes në Forcat e Armatosura!

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?