Jose Mourinho

‘Punë të papërfunduara’, Jose Mourinho mendon rikthimin si trajner tek kjo skuadër

31 Janar, 20:30| Përditesimi: 31 Janar, 20:44

  • Share

Portugezi Jose Mourinho është përfolur lidhur me atë çfarë do të ishte një rikthim i bujshëm i tij në skuadrën angleze të Manchester United..

Mail Sport shkruan se burime pranë menaxherit portugez i cili u shkarkua nga Roma në fillim të këtij muaji, bëjnë me dije se ai ndjehet se nuk e ka përfunduar punën e tij në Old Trafford nga ku u largua në dhjetor 2018.

Thuhet gjithashtu se Mourinho dëshiron të punojë me regjimin e ri në United me Sir Jim Ratcliffe dhe INEOS që marrin përsëipër operacionet e futbollit si pjesë e investimit prej 25 për qind të miliarderit në klub.

Mourinho mori drejtimin e United në vitin 2016 pas largimit të Louis van Gaal.

Ai arriti të fitonte Europa League dhe Carabao Cup në sezonin e tij të parë dhe e ndoqi atë me një përfundim në vendin e dytë në Premier League vitin e ardhshëm, megjithëse ata përfunduan 19 pikë larg Manchester Cityt.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?