Kronikë

‘Punë e shpejtë’, të rinjtë zgjedhin shkollën profesionale në Lezhë

18 Shtator 2021, 21:44| Përditesimi: 18 Shtator 2021, 21:51

  • Share

Interesi i të rinjve për arsimin e mesëm profesional po vjen në rritje. Të shumtë janë nxënësit që po regjistrohen në shkollën "Kolin Gjoka" në Lezhë.

Të rinjtë e shohin arsimin profesional si një zgjedhje pasi t ofron punësim të shpejtë.

‘Zgjodha degën e Teknologjisë-Ushqimorë se mund të më punësojnë më vonë”

“E zgjodha për të gjetur punë më shpejtë”

“Arsimi profesional është ndër më të arsyeshmet për momentin pasi nuk të duhet një shkollë e lartë për t’u punësuar”, thanë disa nga nxënësit që kanë zgjedhur këtë shkollë.

Kërkesat me të shumta janë për degët Hoteleri-Turizëm dhe Teknologji Informacioni, ndërsa nxënësit që ndjekin këtë shkollë janë nga i gjithë rajoni verior.

"Më të frekuentuara kanë qenë Hoteleri-Turizmi dhe Teknologji Informatike dhe Komunikimi. Por nuk kanë mbetur pas as ekonomi-biznesi, teknologji-ushqimore etj. Nxënësit kanë një shtrirë të gjerë nga zonat ku vijën për të marrë arsimin profesional në këtë shkollë”, tha Bardh Dedgjonaj, Drejtor i Shkollës "Kolin Gjoka"

Regjistrimet në shkollën profesionale "Kolin Gjoka” në Lezhë janë të hapura deri me datë 30 shtator.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?