Puna për ndërtimin e Urës së re në Kukës, aksi Kukës-Morinë i bllokuar për 12 ditë! Ja si devijohet qarkullimi

25 Shkurt, 13:36| Përditesimi: 25 Shkurt, 13:52

  • Share

Një segment prej afro 3 kilometrash Kukës-Morin në Rrugën e Kombit, pranë qytetit të Kukësit është bllokuar për shkak të punimeve për zhvendosjen e urës së re mbi bazamentin përfundimtar. 

Nga ura e cila është e gjatë 6 metra, deri tek ura mbi Drin, nuk do të lejohet qarkullimi i qytetareve dhe mjeteve, ndërsa devijimi i segmentit 3 kilometër këtë të diel është shoqëruar me lëvizje të qetë të automjeteve. 

Ata po orientohen nga efektivët e Policisë Rrugore dhe nga tabelat orientuese të vendosura nga kompania konçesionare e Rrugës së Kombit. 

Bllokimi i segmentit dhe devijimi i trafikut nisi mesditën e së shtunës dhe do të vijojë për të paktën 12 ditë, deri në përfundimin e zhvendosjes se urës metalike mbi Drin.

Trafiku i makinave që udhëtojnë nga Kosova drejt Tiranës dhe anasjelltas devijohet në dy pika hyrëse për në qytetin e Kukësit drejt unazës, për t’u lidhur me urën ekzistuese mbi Drinin e Zi. 

Ura e re ka një gjatësi rreth 310 metra me konstrukt çeliku, pa pikë mbështetëse të ndërmjetme dhe me një hark metali me një lartësi kulmore nga bazamenti 50 metra. Ajo përmbyll përfundimisht pikën nevralgjike të rrugës së Kombit, e cila krijonte trafik gjatë gjatë sezonit të verës.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?