Puna për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, Rama publikon pamjet: Punë e paqme për krijimin e 'dyshemesë'

31 Mars 2022, 12:54| Përditesimi: 31 Mars 2022, 13:25

  • Share

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka publikuar disa pamje nga puna e bërë në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Rama shkruan se deri më tani është bërë një punë e mirë në krijimin e “dyshemesë”, që përbën dhe pjesën delikate të punës për ndërtimin e aeroporteve.

‘Punë e paqme për krijimin e “dyshemesë” së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pjesa më delikate e punës për ndërtimin e aeroporteve.’- shkruan Rama.

Më 20 prill të vitit të kaluar u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike. Fitues për ndërtimin e tij u shpall konsorcium kompanish të themeluara në Zvicër, ku pjesa më e madhe e aksioneve 50% zotërohet nga Mabetex, kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli, dhe 48% nga YDA Group firma që po ndërton Spitalin e Fierit me bazë në Ankara dhe 2% nga 2A group.

Konsorciumi fitues ofroi një vlerë investimi prej 103.9 milionë Eurosh dhe do të ketë operimin për 35 vjet të pistës së aeroportit.  Aeroporti i Vlorës do të jetë edhe baza për flotën e avionëve Air Albania, ndërsa për herë të parë aty do të ketë një zonë të veçantë për mirëmbajtjen e avionëve, një shërbim i ri i kërkuar nga kompani të huaja, i cili do të përkthehet në të ardhura dhe vende pune shtesë për zonën.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?