Kronikë
Drejt Punës

Puna e Motër Imeldës është një gur i çmuar për gratë e brishta shqiptare: 16 biznese për t’i bërë ato të forta e të pavarura

10 Korrik 2021, 13:33| Përditesimi: 10 Korrik 2021, 13:34

  • Share

Trafikimi i qënieve njerëzore, i vajzave, grave dhe fëmijëve, është një turp që nuk dihet se kur dhe se si do të lahet nga faqet e shumë burrave dhe djemve shqiptarë. Por siç ka trafikantë, ka dhe njerëz që me guxim dhe sakrifica e luftojnë atë, duke u bërë mbështetje dhe një porte e hapur për viktimat. Ambasada Amerikane shprehet krenare për punën e Motër Imelda Poole dhe RENATE, por 1000 herë më shumë shprehemi ne shqiptarët dhe familjet e grave të ndihmuara nga këto bamirëse fetare dhe të guximshme.

“Jemi të frymëzuar nga puna e jashtëzakonshme e tetë Heronjve të Raportit të këtij viti mbi Trafikimin e Qënieve Njerëzore, të cilët janë përkushtuar për t'i dhënë fund këtij trafikimi në mbarë botën, si dhe ne jemi veçanërisht krenarë që një prej tyre është nga Shqipëria. Motra Imelda Poole shërben si presidente e RENATE, një rrjet i grave udhëheqëse fetare evropiane, të cilat trajnojnë drejtuesit lokalë të bëhen avokatë për viktimat e trafikimit të qënieve njerëzore. Ajo gjithashtu ndihmon në drejtimin e organizatës joqeveritare kundër trafikimit Mary Ward Loreto në Shqipëri, ku ajo dhe stafi i saj kanë ndihmuar më shumë se 3,000 gra duke ngritur 16 biznese për t'i fuqizuar ekonomikisht dhe për të ulur rrezikun e shfrytëzimit të grave, përfshirë edhe nëpërmjet trafikimit. Mësoni më shumë rreth të gjithë Heronjve të raportit të këtij viti duke klikuar këtu https://bit.ly/3xJMbut”, shkruan Ambasada e SHBA në facebook.

a.m./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?