Pulë në petë nga zonja Albana

20 Shkurt 2023, 12:56| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 12:57

  • Share

Pulë në petë

Përbërësit:

  • 1 pako petë të gatshme
  • 1 pulë
  • 1 qepë
  • Gjalpë
  • Arra të copëtuara
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Qepën e presim hollë dhe e kaurdisim me gjalpë, më pas shtojmë copat e pulës dhe vazhdojmë kaurdisjen. Sapo të marrin pak ngjyrë shtojmë ujin dhe kripën.

Petët e gatshme i shtrojmë në tepsi, të cilën e kemi spërkatur me gjalpë. Shtrojmë petë dhe shtrojmë gjalpë. Pasi të kemi vendosur 6 petët e para, petët e tjera i presim në copa të vogla dhe i shtrojmë të tilla në sipërfaqen e tepsisë.

Shtojmë lëngun dhe sipër copat e pulës, arrat e copëtuara, kripë dhe piper. E vendosim tavën të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?