Pulë në furrë me bizele, karrota e patate nga zonja Albana

4 Qershor, 11:47| Përditesimi: 4 Qershor, 11:48

  • Share

Pulë në furrë me bizele, karrota e patate

Përbërësit:

  • 1 pulë e vogël
  • 3-4 lgj gjalpë
  • 1 kokërr qepë
  • 1 gotë bizele
  • 3-4 karrota
  • 4-5 patate
  • 1/2 gotë verë
  • 3-4 domate
  • 1 tufë mjadanoz
  • 1 tufë kopër
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim pulën në racione, e pudrosim me kripë e piper, e kalojmë pak në miell dhe e skuqim me pak gjalpë nga të gjitha anët. Hedhim qepën e grirë në kubikë të vegjël dhe pasi të skuqet e shuajmë me pak verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet, pasi i kemi hequr cipën dhe i kemi prerë në feta të vogla. Hedhim pak ujë dhe vendosim enën në furrë që pula të piqet përgjysëm. Gjatë kësaj kohe, përvëlojmë bizelet në ujë të vluar dhe së bashku me karrotat e prera në feta dhe patatet pasi i kalojmë pak në tigan me pjesën tjetër të gjalpit që mbeti, i bashkojmë me mishin. Nga fundi i pjekjes shtojmë kripë, piper, kopër, majdanoz të grirë hollë si dhe pak ujë në qoftë se ka nevojë.  E mbulojmë me kapak dhe e vendosim përsëri në furrë që të përfundojë pjekja edhe për 20 minuta. E shërbejmë të ngrohtë, mishin e vendosim në mes të pjatës kurse zarzavatet anash dhe sipër u hedhim salcën e tyre.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?