Pulë me speca nga zonja Vjollca

10 Shtator 2020, 11:33| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 11:34

  • Share

Pulë me speca

Përbërësit:

4 racione mish pule ( ose 1 pulë e vogël)

kripë dhe piper të zi

1 lugë gjelle miell

1 qepë

3 speca ngjyra mix

2-3 domate mesatare

trumzë, rozmarinë ose borzilok

½ gotë verë të bardhë

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Marinojmë copat e pulës me kripë, piper të zi dhe i pudrosim me pak miell. Vendosim në tigan 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe vendosim copat e mishit të pulës duke I dhënë skuqje deri sa mishi të zverdhet në sipërfaqe. Në po atë yndyre shtojmë dhe 1 lugë gjelle vaj dhe fillimisht kaurdisim qepën të prerë në fije. Shtojmë specat të prera dhe ato në shirita me gjatësi 1 cm e gjatësi 4-5 min. Kaurdisim specat për 5 minuta dukeshtuar dhe më pas domatet të prera në shiritë. I largojmë të gjtihë përbërësit sëbashku vendosim pak trumzë apo rozmarinë dhe borzilok cfarë preferoni ju. Vendosim në tavë copat e mishit, shtojmë mbi to ½ gotë verë të bardhë mbulojmë copat e mishit me specat. Mbulojmë tavën me letër alumini dhe e vendosim atë në furrë e parangrohim 200 gradë Celsius.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?