Pulë me qull nga zonja Vjollca

8 Tetor 2020, 10:52| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 10:54

  • Share

Pulë me qull

Përbërësit:

1 kg mish pule

60 gr gjalp

pak vaj ulliri

3 lugë gjelle miell gruri

2 lugë gjelle miell misri

lëngu I pulës ( 1 litër- 1.2 litër)

2 thelpinj hudhër

2 lugë gjelle lëng limoni ( opsionale)

kripë dhe piper të bardhë

Përgatitja:

Lajmë, thajmë racionet e pulës. Në një tigan të thellë shkrijmë pak gjalp, vaj ulliri dhe kaurdisim pulën sat ë zverdhet pak. Shtojmë 1.2 litër ujë të nxehtë dhe e lëmë mishin e pulës të ziejë për 20 minuta, kripë. Pas 20 minutash copat e pulës I vendosim në një tavë duke gatuar dhe 1 garuzhdë lëng pule dhe I vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20 minuta.Në një tenxhere shkrijmë 2 lugë gjelle gjalp, paj vaj ulliri dhe kaurdisim miellin e grurit dhe të mishit  deri sa të marrin një ngjyrë të artë jo të errët. Shtojmë lëngun e pulës duke e përzjerë vazhdimisht, e lëmë në trashësinë që preferoni jo të hollë por dhe jo shumë të trashë. Shtojmë hudhrat të shtypura, pak lëng limoni ( nëse e preferoni) e lëmë të marrë pak valë, kripë dhe piper duke shtuar dhe copat e mishit nëse e preferoni ose vendosim copat e mishit nga furra në pjatë dhe shtojmë qullin në trajtën e një salce. Shkrijmë pak gjalp mund tju shtoni ashtu ose hidhni në të ½ lugë kafe piper të kuq për të dhënë pak contrast në pjatë.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?