Pulë me qull me arra nga zonja Albana

30 Maj, 11:56| Përditesimi: 30 Maj, 11:58

  • Share

Pulë me arra

Përbërësit:

  • 1 pulë 1 kg
  • 50 gr gjalpë
  • 2 filxhanë kafeje arra
  • 1 kokë hudhër
  • 2 lugë gjelle uthull
  • 1 lugë gjelle miell
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pulën e pastruar dhe të larë e presim në thela. E vendosim në tenxhere, hedhim ujë të vluar aq sa të mbulohet mishi, shtojmë pak kripë, piper të zi dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadalshëm. Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim miellin, shtojmë lëngun e pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe e lemë të ziejë 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Më pas e largojmë nga zjarri dhe e përziejmë me arra të shtypura. Rregullojmë salcën me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi dhe thelpinj arre dhe e lëmë në vend të ngrohtë, por pa marrë valë. Kur e shërbejmë në pjatë vendosim pulën të cilën e mbulojmë me salcën e përgatitur.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/05/2024 03:40

    Arra do me shume dhe nuk i hidhet uthull se nuk eshte pace.Uthull i hidhet vetem paces.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?