Pulë me përshesh me bukë misri dhe presh nga zonja Albana

18 Janar, 11:39| Përditesimi: 18 Janar, 11:41

  • Share

Pulë me përshesh me bukë misri dhe presh

Përbërësit:

  • 1 pulë
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 bukë misri
  • 3-4 presh
  • 4 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Nenexhik i thatë

Përgatitja:

Pasi e kemi marinuar me kripë dhe lyer me gjalpë e vendosim pulën të piqet në furrë. Bukën e misrit e thërrmojmë, e marinojmë me erëza dhe vaj ulliri. Preshin e grirë hollë e kaurdisim me pak kripë dhe me pak ujë derisa të zbutet. Shtojmë erëza sipas dëshirës. Në një tavë vendosim përsheshin me bukë misri dhe sipër preshin e gatuar me erëza si dhe pulën e pjekur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?