Pulë me perime të granituara në furrë nga zonja Vjollca

18 Nëntor 2020, 11:27| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 12:12

  • Share

Pulë me perime të granituara në furrë

Përbërësit:

800 gr mish pule

400 gr speca mix ngjyra

300 gr patate

300 gr kungull të njomë

3 thelpinj hudhër

kripë, rigon, piper të zi

pak vaj ulliri

2 lugë gjelle djath parmixhano I grirë

3-4 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

Përgatitja:

Fillimisht parangrohim furrën në temperaturë 180 gradë Celsius. Marinojmë copat e pulës në kripë, piper të zi, 1 thelpi hudhër të prerë në feta, pak vaj ulliri. Pasi e lëmë të marinohen për 30 minuta I vendosim në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje dhe I vendosim në furrën e parangrohur për 15 minuta. Ndërkohë pastrojmë dhe qërojmë perimet dhe I presim ato në kubikë mesatar. I vendosim të gjitha  sëbashku në një tas dhe këto I marinojmë me kripë, rigon, parmixhno të grirë, bukë të grirë I përziejmë mirë dhe pasi të kalojmë 15 minuta të pulës në furrë nxjerrim tavën dhe shtojmë perimet e nivelojmë në tepsi, shtojmë 2 thelpinj hudhër e vendosim përsëri në furrë për 18-20 minuta në po atë temperaturë 180 gradë Celsius. I servirim të ngrohta.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?