Pulë me jufka nga zonja Vjollca

10 Nëntor 2020, 10:17| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 10:19

  • Share

Pulë me jufka

Përbërësit

1 pulë

500 gr jufka

100 gr gjalp

kripë dhe piper të zi

1 qepë ( opsionale)

Përgatitja:

Presim pulën në racione e lajmë dhe thajmë copat e pulës. Valojmë 1 litër ujë dhe shtojmë në të copat e pulës, për të zierë duke shtuar në tenxhere kripë dhe erza nëse dëshironi si ( dafinë, trumzë). Në një tigan shkrijmë ½ e gjalpit dhe kaurdisim qepën të grirë në rende ( pa i dhënë ngjyrë e lëmë sa të zbutet pak dhe shtojmë në të kripë dhe piper të zi. Në një tepsi shtrojmë jufkat, shpërndajmë mbi të qepën e kaurdisur me gjalp, vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 5-6 minuta, sa jufkat të fillojnë të zverdhen pak. Nxjerrim tepsinë nga furra, shtojmë tek jufkat lëngun e pulës. Lëngu duhet të jetë nën nivelin e jufkave ose baraz në to. Vendosim copat e pulës mbi jufka pakëz gjalp mbi to dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 10-15 minuta.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?